Nga Kreshnik Spahiu
Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në Shqipëri. Qindra qytetarë po firmosin një peticion për largimin e Ambasadores fuqi plot të SHBA në Shqipëri, shkëlqesisë së saj Yuri Kim.
As në Moskë nuk ka protesta kundër ambasadorit amerikan.
As në Hungari nuk ka peticion kundër ambasadorit SHBA.
As në Kinë nuk ka një organizim kaq agresiv kundër diplomatëve amerikan.
Vladimir Putin, Viktor Orban, Xi Jipning apo Kim Jong janë shumë të kujdesshëm në aksionet apo lëvizjet kundër ambasadorëve amerikan.
Të katërt nuk krahasohen me agresivitetin e Sali Berishës dhe partisë së tij kundër ambasadës së SHBA.
Po pse pikërisht tani ky sulm masiv për largimin e Yuri Kim kur dihet fare mirë që edhe sikur të largohet, ambasadori tjetër që do dekretohet nga Presidenti Biden dhe sekretari Blinken do ketë të njëjtin qëndrim diplomatik sikurse Yuri Kim?
Përgjigjja është shumë e thjeshtë.
Në kohën kur çdo shtet europian po largon diplomatët rus nga vendet e tyre, në Shqipëri dhe rajon bazat ruse janë vitalizuar dhe i kanë shpallur luftë diplomatëve amerikan duke kërkuar largimin e tyre. Vetëm Tirana, Beogradi dhe Podgorica protestojnë kundër Amerikës si përpjekje e fundit e dëshpëruar që Ballkani mos hyjë në BE dhe mos futet në influencën amerikane në 100 vitet e ardhshme.
Pas mbylljes ambasadës amerikane në 1997 dhe evakuimit me helikopter nga stadiumi Qemal Stafa të gjithë personelit ambasadës, ky është sulmi dytë i mirorganizuar i Berishës kundër SHBA në 32 vitet e post komunizmit.
Peticioni kundër ambasadores amerikane Yuri Kim, është qartazi aksion për të relativizuar dhe balancuar largimin e shumë diplomatve rus nga Europa.
Sot unë jam ndjerë i turpëruar që bashkëqytetarët e mi në Tiranë po nënshkruajnë kundër shtetit që i detyrohemi për pavarësinë e dy shteteve tona shqiptare në Ballkan.
Mos harroni pa SHBA, ne shqiptarët do ishim “një shprehje gjeografike pa kufi” siç na përkufizonte dikur Europa.
Ndjesë zonja Yuri Kim, por Ata nuk janë Shqipëria, por partia…..