Pas vdekjes së Kane Tanakës në moshën 119-vjeçare, titullin e njeriut më të vjetër në botë e mban një murgeshë franceze.
118-vjeçarja quhet Lusil Randon dhe ka lindur më 11 shkurt 1904. Motra Andre i ka kushtuar pjesën më të madhe të jetës së saj shërbimit fetar.
Para se të bëhej murgeshë katolike, ajo kujdesej për fëmijët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më pas kaloi 28 vjet duke u kujdesur për jetimët dhe të moshuarit në një spital.
Motra Andre, e cila jeton pranë qytetit francez të Toulon, është gjithashtu e mbijetuara më e vjetër në botë nga COVID-19. Deklarata e Rekordeve Botërore të Ginesit tha se ajo u infektua në fillim të vitit 2021, por u shërua plotësisht brenda tre javësh, pikërisht në kohën e ditëlindjes së saj të 117-të.
“Mendoj se do të isha më mirë në parajsë, por Zoti i mirë nuk më do ende”, tha ajo në një intervistë me kanalin televiziv francez RMC Story të martën.
Motra André shijon çokollatën dhe pi një gotë verë çdo ditë tha për CNN shtëpia e saj e të moshuarve, Résidence Catherine Labouré.
Kur ajo mbushi 118 vjeç në fillim të këtij viti, murgesha e moshuar mori një shënim të shkruar me dorë për ditëlindje nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Titulli i personit më të vjetër të regjistruar ndonjëherë i përket gjithashtu një gruaje franceze. E lindur më 21 shkurt 1875, jeta e Jeanne Luiz Kalment zgjati 122 vjet e 164 ditë, sipas deklaratës së Rekordeve Botërore Gines.