Aktualitet Nuredin Dumani bashkëpunëtor i drejtësisë? Vjen sqarimi i SPAK

Nuredin Dumani bashkëpunëtor i drejtësisë? Vjen sqarimi i SPAK

Të shumta ishin mediat që raportuar sot se Nuredin Dumani, i shumëkërkuari për disa vrasje që u arrestua para disa javësh, ka marrë statusin e të penduarit.

Në lidhje me këtë lajm të publikuar, ka reaguar edhe SPAK duke theksuar se ky fakt nuk është i vërtetë.

Por pendesa e Dumanit do t’i jepte një ndihmë drejtësisë për zbardhjen e një sërë vrasjesh të bujshme në vendin tonë.

Ai u arrestua në Fier më 29 mars të këtij viti kur po merrte ndihmë mjekësore, pasi ishte plagosur në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, ku dyshohet se do të kryente një atentat.

Dumani është marrë zyrtarisht i pandehur për vrasjen e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia dhe të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë.

Ngjarje këto të kryera në muajt mars-prill 2020 në Durrës, në bashkëpunim me Talo Çelën.

Por sipas informacioneve paraprake, ai do të hetohet nga SPAK edhe për 6 vrasje të tjera.

Dumani dyshohet për vrasjen e Andi Zylyfit, Kevi Bahos dhe Bujar Çelës. Këto ngjarje po hetoheshin nga Prokuroria e Elbasanit, por kjo e fundit një javë më parë shpalli moskompetencën.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me ish-mikun e tij Talo Çela ka ekzekutuar Endrit Alibejn, xhaxhain e tij Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk.

Organi i akuzës në Elbasan ka dyshime se mbrëmjen e 29 marsit, Nuredin Dumani ishte nisur për të kryer një vrasje, nisur edhe nga provat që u gjetën brenda automjetit të tij, tip “BMË X5”.

Nuredin Dumanit iu dha masa ‘arrest me burg’, në spitalin e Traumës në Tiranë pas përplasjes me armë zjarri që dyshohet se pati me Talo Çelën në Papër të Elbasanit.