Sport “Mino Raiola është në gjendje të rëndë, por nuk ka vdekur”

“Mino Raiola është në gjendje të rëndë, por nuk ka vdekur”

Mino Raiola është shtruar në spital në gjende të rëndë shëndetësore dhe është duke luftuar për jetën. Agjenti i njohur i futbollit është i sëmurë prej kohësh. Pati bërë një ndërhyrje janarin e kaluar, por javët e fundit gjendja është përkeqësuar. Mediat italiane raportuan në orët e fundit vdekjen e tij, që u përgënjeshtrua nga Alberto Zangrillo, drejtues i njësisë së Anestezisë dhe Kujdesit Intensiv të spitalit San Raffaele ku po mjekohet Raiola. “Jam i indinjuar nga telefonatat e pseudogazetarëve që po spekulojnë mbi jetën e një njeriu që po lufton”.

Ndërkohë në profilin zyrtare të Raiolës është publikuar një mesazh: “Për herë të dytë në 4 muaj më kanë bërë të vdekur, duket se jam i aftë dhe të ringjallem”.

Mino Raiola është agjent i disa prej lojtarëve më të kërkuar në botë, si Erling Haaland, Paul Pogba, Gigio Donnarumma, Zlatan Ibrahimovic, Marco Verratti, Stephan De Vrij, Mathijs De Ligt apo Mario Balotelli.