Ekonomi Bordi i Transparencës rrit me 10 lekë çmimin e naftës

Bordi i Transparencës rrit me 10 lekë çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka miratuar çmimin e ri për shitjen e naftës në vend.

Nga kjo e premte nafta do të shitet 243 lekë/litër nga 233 lekë që ishte caktuar në datën 27 prill.

Çmimi i shitjes me pakicë është rritur edhe për benzinën që do të shitet me 223 lekë/litër nga 213 që  shitej deri sot.

Ndërkohë gazi do të shitet me 106 lekë për litër nga 104 lekë/litër.

“Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 29.04.2022, ora 18.00 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit. Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë”, thuhet në njoftimin e Bordit të Transparencës.