Piloti ukrainas, i njohur edhe si Fantazma e Kievit, ka humbur jetën muajin e kaluar në një betejë ajrore, raporton gazeta britanike The Times.
Ai dyshohet se rrëzoi më shumë se 40 avionë rusë.
Majori Stepan Tarabalka, 29 vjeç, baba i një fëmije, u vra kur MiG-29 me të cilin po fluturonte u rrëzua më 13 mars teksa po luftonte forcat “mëdha” të armikut, sipas raporteve lokale.
Deri tani vdekja e tij nuk ka qenë e konfirmuar, ndërsa The Times ka konfirmuar sot se piloti ka humbur jetën në atë betejë, nga burime brenda Ukrainës.
Ata thanë se helmeta dhe syzet e tij pritet të dalin në shitje së shpejti në një ankand në Londër, megjithëse nuk dhanë detaje të mëtejshme.