Politika Kuvendi i 30 prillit, PD publikon emrat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar

Kuvendi i 30 prillit, PD publikon emrat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar

Një ditë para kuvendit të 30 Prillit, Partia Demokratike bëri publike 421 kandidaturat për anëtarë të Këshillit Kombëtar. Mes tyre, 1100 delegatët e Kuvendit do të zgjedhin 150 emrat që do të jenë pjesë e Këshillit.

Lista e kandidatëve përbëhet nga shumë emra të kohës kur Berisha kishte drejtimin e partisë, që tashmë rikthehen.

Bie në sy kandidatura e Arben Imamit, i larguar më parë nga Basha, si dhe Rudina Hajdari e Myslym Murrizi që u përjashtuan pasi refuzuan të digjnin mandatet parlamentare.

Në listën e kandidatëve për Këshillin Kombëtar nuk mungojnë as kritikë të Berishës, si Fatbardh Kadilli, si dhe njerëz të cilët ishin pranë Lulzim Bashës si Patrik Sadikaj.

Risi është kandidatura e mjekut epidemiolog, Ilir Alimehmeti, anëtar i Akademisë së Shkencave. Gjithashtu bota e spektaklit përfaqësohet me kandidaturat e Bleona Qerretit dhe Renis Gjokës.

LISTA-FINAL-KESHILLI-KOMBETAR-1