E ndërsa lufta në Ukrainë duket se nuk do të ketë fund të shpejtë, një tjetër front lufte rrezikon të hapet, por në një tjetër kontinent.
Financial Times raporton se ditët e fundit të prillit është mbajtur në Pekin një seri takimesh sekrete të zyrtarëve kinezë në sektorë të ndryshëm ekonomikë dhe financiarë, nga banka qendrore tek bankat e nivelit të dytë si dhe përfaqësues të kompanive shtetërore dhe private.
Tema e mbledhjes ishte shmangia ose minimizimi i pasojave në rast të një bllokade ekonomike globale, siç po ndodh në rastin e Rusisë se Vladimir Putin. Një parapërgatitje që sipas disa analistëve nuk është aspak teorike, por i paraprin një manovre agresive ndaj synimit të çdo qeverie kineze nga viti 1949, ishulli i Tajvanit.
Pikërisht në atë vit, ishulli kinez ku u transferuan nacionalistët të kryesuar nga Chain Kai-Shek, pas humbjes së luftës civile të fituar nga komunistët e Mao-s, filloi një sistem paralel me Pekinin, ku të dy qeveritë vijuan të cilësojnë si ilegjitime njëra tjetrën.
Tashmë Tajvani është një demokraci e fortë e tipit perëndimor, por Pekini nuk ka braktisur kurrë ambiciet për ta rikthyer. Në vitet ‘80, qeveria e Tajvanit refuzoi sistemin e “Një vendi, dy sisteme” të propozuar nga Pekini, që nënkuptonte një autonomi të madhe të vendit.
Sot, Kina e përparuar ushtarakisht dhe ekonomikisht, mendon se mund të marrë me forcë ishullin rebel, duke përballuar edhe sanksione të rënda.
Sipas ekspertëve, kjo nuk do të ishte gjithsesi e mundur, pa pasoja katastrofale. Pekini ka një rezervë valutash të huaja që arrin një vlerë të përllogaritur në 3.2 trilionë dollarë, që e ekspozon jo pak në rast sanksionesh.
Pekini nuk është i gatshëm të bllokojë astetet ose të dalë nga sistemi Swift. Por nga ana tjetër, sanksione si ato ruse vështirë se mund të merren përsipër nga vetë SHBA. “Ashtu si në rastin e një lufte bërthamore, edhe në këtë rast ekonomitë e dy vendeve do të shkatërrohej në mënyrë dypalëshe”, thotë njeri prej tyre, Andrew Collier, drejtor i Orient Capital Research në Hong Kong.
Pa vënë në llogari se një sulm i Pekinit ndaj Tapieit, do të hapte një front ushtarak aq të madh saqë termi “luftë e tretë botërore” nuk do të ishte më aspak një gjetje mediatike për të krijuar sensacion.