Ashtu si çdo vit, edhe dje besimtarët myslimanë e namazin e Fiter Bajramit në sheshi ‘Skënderbej’, pavarësisht kushteve atmosferike. Por pse xhamia e Namazgjasë ende nuk është përuruar? Për këtë çështje kanë folur sot Ylli Gura, ish-myftiu i Tiranës dhe hoxha Justinian Topulli. Të dy e drejtojnë gishtin tek të ashtuquajturit gylenistë.
Ylli Gura, ish-myftiu i Tiranës teksa ka folur në studion e Të Paekspozuarit lidhur me xhaminë e Namazgjasë duke folur për gylenistët u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend ku institucioni më i vjetër shekullor është i marrë jo pa qëllim nga ky grupim okult.
“Xhamia e Namazgjasë ka startuar fizikisht, ku fillimi i punimeve ka nisur më 13 maj 2015 dhe xhamitë e përmasave të tilla ka shumë në Turqi dhe kohëzgjatja merr afërsisht 36 muaj, plus apo minus.
Besoj se nuk ka faktorë të jashtëm për tu penguar sepse nëse do të kishte do flisnim sot për kalvarin denigrues dhe jo për xhaminë. Nuk është çështje fondesh.
Sa i përket gylenistëve, Shqipëria është i vetmi vend ku institucioni më i vjetër shekullor është i marrë jo pa qëllim nga ky grupim okult dhe kjo lexohet shqip, nuk është e nevojshme të vijnë akuza nga presidenti Erdogan apo dikush tjetër.
Ju mendoni se pjesa fetare është aq e pavarur sa thuhet? Është e pamundur që feja ka këtë lloj sovranitet dhe pavarësie. Kjo është njëlloj utopie. Pse ku jetojnë këta myslimanë dhe të krishterë që janë kaq të pavarur”, tha Ylli Gurra.
Edhe hoxha Justinian Topulli thotë se një arsye e vonesës së përurimit të kësaj xhamie është dhe prania e gylenistëve në Komunitetin mysliman Shqiptar.
“Guri i themelit i asaj xhamie është bërë që nga koha e Sali Kelmendit dhe ka qëndruar aty mbi 20 vjet. Ishte pjesë e një projekti të madh kur ka qenë kryeministër Nano dhe Meta.
A është arsye e vonesës së xhamisë edhe Komuniteti Mysliman prania e gylenistëve në Komunitetit mysliman, besoj se kjo është. Gylenistët përbëjnë kryesinë e Komunitetit Myslimanë dhe struktura të tjera që ata e kanë kapur përmes metodave manipuluese. Ata mund të mos jenë të përzier te grushti i shteti në 2016po janë idhtarë të një grupi që shteti turk e ka shpallur si organizata terroriste. Turqia ka bërë një xhami dhe nuk mund të punojmë me këta njerëz që janë pjesë e një organizate që e kanë shpallur. Kjo mund të jetë një nga arsye pse është tejzgjatur përfundimi i xhamisë. Mund të ketë dhe arsye teknike, vonesë fondesh. Nga jashtë duket që ka akoma. Pjesa sipër mund të ketë përfunduar”, tha hoxha Justinian Topulli.