Mediat italiane kanë publikuar dëshminë e një italiani të arrestuar për trafik armësh, vrasje dhe trafik droge, i cili ka zbuluar lidhjet që ka mafia shqiptare me atë italiane.
Sipas artikullit, i penduari i drejtësisë italiane Antonio Guastalegname ka rrëfyer ndër të tjera se trafikantët shqiptarë me të cilët ka bashkëpunuar kishin mbështetje nga një “ministër shqiptar i korruptuar”.
Sipërmarrësi i Vibo Marina, tashmë një bashkëpunëtor i drejtësisë, tha se ishte Valerio Navarra lidhja mes trafikantëve shqiptarë dhe mafiozëve italianë (i cilësuar nga hetuesit njeri i afërt me bosin e Ndragetas në Zungri, Antonio Giuseppe Accorinti).
Prokurorët kanë mundur të zbulojnë kontaktet që kishte 53-vjeçari me dy drejtues të ‘Ndrangheta del Vibonese’ por edhe me trafikantët e armëve dhe drogës. Navarra – siç raporton i penduari – kishte kontakte me subjektet shqiptare.
“Ky i fundit – thotë Guastalegname – kishte mbështetjen e qeverisë shqiptare, nëse më kujtohet mirë subjekti i korruptuar ishte ministri i Drejtësisë ose i Brendshëm ose në çdo rast një figurë e rëndësishme politike shqiptare”. Ai kujton se personi që kishte këtë kontakt, e kishte emrin “Eduardi” ose “Roberti”.
“Më propozoi ta shisja direkt, pa ndërmjetës. Droga e tyre në stadiumet e Piemonte dhe për të më joshur nënvizoi lehtësinë me të cilën ata mund të organizonin importet e “barit” duke besuar në ‘mbështetjen e qeverisë shqiptare’ (shprehja e tij) në sajë të së cilës ata mund të përballonin ndeshje të mëdha pa frikë nga kontrollet“, shton Guastalegname.
Ndërkohë, Robert Lazaj është vënë në prangat e policisë italiane në vitin 2019, kur Antimafia e Firences kreu një operacion të madh për të zbatuar urdhrat e ndalimit të firmosur në gjykata për 7 shqiptarë dhe 2 italianë. Të dy shtetasit italianët dyshohet se janë pjesë e grupit mafioz “Ndragheta”. Të dyshuarit akuzohen për trafik dhe mbajtje të drogërave të ndryshme.
Subjekti, Valerio Navarra, i transferuar në Toskana më 2016 për t’i shpëtuar hetimit në Kalabri, jetonte në Montecatini Terme, ku kishte një piceri, por edhe kishte krijuar, me interesimin direkt të ‘Ndrangheta-s, lidhje kriminale me trafikantët shqiptarë. Policia ka evidentuar si element me rrezikshmëri Robert Lazaj, ekspert i shitjes së drogës, prej vitesh banues në Firence.
Mes Navarras dhe Lazajt kishin ndodhur disa takime për trafikun e drogës. Falë hetimeve u bë i mundur sekuestrimi i 38 kileve marijuanë në 15 janar 2019; 18 kilogram marijuanë e 750 gramë kokainë më 4 shkurt, kur karabinierët arrestuan ndër të tjerë edhe Lulezim Shkurtajn, furnizues në sasi të konsiderueshme nga Shqipëria.