Bota Inteligjenca amerikane po ndihmon Ukrainën të vrasë gjeneralët rus

Inteligjenca amerikane po ndihmon Ukrainën të vrasë gjeneralët rus

Zyrtarët amerikanë konfirmojnë se po ofrojnë inteligjencë që ndihmon forcat ukrainase të shenjtërojnë dhe vrasin shumë nga gjeneralët rusë në Ukrainë, shkruan “The New York Times”.

“The New York Times”, citon zyrtarë të paidentifikuar të mbrojtjes, të cilët konfirmojnë dyshimet se SHBA-ja po ofron inteligjencë në kohë reale për të ndihmuar ushtrinë ukrainase të shënjestrojë objektiva me vlerë të lartë.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, pranoi se SHBA po i jepte “Ukrainës informacion dhe inteligjencë që mund t’i përdorte për të mbrojtur veten”.

Por, Adrienne Watson, një zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, tha se inteligjenca nuk ishte siguruar “me synimi për të vrarë gjeneralët rusë”.

Njohja e ndihmës së inteligjencës amerikane në shënjestrimin e forcave ruse, është një përshkallëzim i mëtejshëm i luftës të SHBA-së, perëndimit, Ukrainës dhe forcave ruse.

Nga ana tjetër, Moska ka thënë se ka në shënjestër dërgesat e armëve perëndimore që mbërrinin në Ukrainë.