Dy turistë polakë humbën jetën në një aksident mesditën e kësaj të premteje në një aksident aksin Shkodër-Lezhë. Valdemar Makovski dhe Marta Makovska po udhëtonin me këtë motor kur janë përplasur me një automjet tip Golf që drejtohej nga 27-vjeçari David Gjonaj.
Fillimisht turistët u dërguan në Spitalin e Shkodrës, por për shkak të plagëve të marra nuk mundën t’i mbijetonin përplasjes, që siç shihet ka qenë e fortë.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ka dyshime se shkak i aksidentit është bërë një manovër e gabuar e automjetit tip Golf që i ka prerë rrugën motorit me të cilin lëviznin 2 turistët.
Shoferi i makinës, 27-vjeçari David Gjonaj është shoqëruar në polici ndërsa nga testi i kryer në vendngjarje ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool.