Sport Cristiano Ronaldo, pa Champions për herë të parë që nga viti 2003

Cristiano Ronaldo, pa Champions për herë të parë që nga viti 2003

Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm, pas disfatës 4-0 që Manchester United pësoi ndaj Brighton.

Hera e fundit që portugezi ka munguar në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube, ka qenë në sezonin 2002-2003, ose e thënë ndryshe, 19 vjet më parë, kur luante me Sportingun e Lisbonës.

Pas atij sezoni, Cristiano nisi aventurat me United, Real dhe Juve, ekipe me të cilat ka luajtur gjithmonë në Champions.

Tashmë, që të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm, Cristiano duhet të ndryshojë skuadër.