Një filial i Bankës Kombëtare Tregtare në Koplik është grabitur nga persona të armatosur.
Autorët kanë qenë 3 persona të maskuar dhe të armatosur.
Pasi grabitën paratë, ata u larguan me shpejtësi me një makinë Volkswagen Golf ngjyrë e zezë.
Mësohet se autorët kanë djegur automjetin në dalje të qytetit.
Nga grabitja e parave nuk ka asnjë person të lënduar.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje