Politika Berisha cakton negociatorët e “Rithemelimit”: Presidenti duhet të jetë politik

Berisha cakton negociatorët e “Rithemelimit”: Presidenti duhet të jetë politik

Pas mbledhjes të Komisionit të Rithemelimit, ish-Kryeministri Sali Berisha tha se Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi do të jenë dy negociatorët e PD për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Berisha tha se konsultimet do të përfshijnë të gjithë spektrin opozitar. Ai po ashtu tha se presidenti i ri duhet të jetë një person politik.

“Do të jenë zoti Luçiano Boçi dhe zoti Oerd Bylykbashi. Këta të dy kanë mandatin e Komisionit të rithemelimit të negociojnë me partitë opozitare në emër të Partisë Demokratike.

Përfshihet i gjithë spektri opozitar. Kjo nuk ka diskutim. Të imagjinosh një president jo politik është një absurditet pasi posti i Presidentit është qartësisht politik. Vërtetë nuk është post ekzekutiv po kjo nuk do të thotë që nuk është politik. Në këtë kontekst çdo parashikim apo kriter tjetër kundër këtij kriteri është i gabuar, është i stisur dhe “non sense”. Por në rast se e keni fjalën për kriteret ka një deklaratë të Pd se si i vlerëson kriteret e Alibeat. Janë të dala nga zyrat e Ramës apo Ballës. Nuk ka synim tjetër vetëm të zgjedhë presidentin që do Edi Rama. E keni vënë re, sesi procesi më serioz për një vend dhe një shtet u katandis në një proces familjar. Në një anë Batoni që është zëdhënësi më autentik i Edi Ramës. Biles është ndonjëherë më zëdhënës se vetë Rama, thotë se si Linda Basha nuk ka kandidat tjetër. Rama u thotë deputetëve të vet që emri im është më i propozuari nga ju. E hidhur është se po trajtohet si një çështje familjare”, u shpreh Berisha.