Shqipëria nuk u kualifikua në natën finale të Eurovision Song Contest 2022.
Ronela Hajati dhe kënga përfaqësuese “Sekret” nuk mundën të kualifikoheshin në finalen e së shtunës.
Ronela performoi “Sekret” e para në radhë mbrëmjen e sotme.
Në skenë, Ronela u shoqërua edhe nga trupa e baletit, pjesë e së cilës ishte dhe balerina Klaudia Pepaj. Mbyllja e performancës u shoqërua me brohorima dhe flamuj shqiptarë që valëviteshin.
Vetëm 10 nga 17 këngët që performuan kaluan në finale. Finalja e madhe do të mbahet më 14 maj në orën 21:00.
Shtetet e kualifikuara janë:
1- Zvicra
2- Armenia
3- Islanda
4- Lituania
5- Portugali
6- Norvegjia
7- Greqia
8- Ukraina
9- Moldavia
10- Hollanda