Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama e ka humbur qetësinë për shkak të aferës së inceneratorëve.
Në një konferencë shtypi nga selia blu, Berisha foli për inceneratorin e Elbasanit, duke shpjeguar të gjithë procedurën ku janë të përfshirë ish-ministri i Mjedisit në atë kohë Lefter Koka dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi, të cilin e identifikon me epitetin “Don Agaçio”.
“Pse Edi Rama ka humbur gjumin? Nuk i rrihet më në Shqipëri por në kurriz të taksapaguasve shqiptarë me avion udhëton si gjëja më e pavlerë e Europës zyrtare. Pse? Lidhet me aferën e djegësve. Më 11.11.2014 ministri i Mjedisit Lefter Koka i drejton një shkresë Agjencisë së Prokurimit Publik duke i kërkuar dhënien e mendimit për procedurën e dhënies me koncesion të inceneratorit të Elbasanit. Gjashtë ditë më vonë ministri Koka i drejton sërish një shkresë Agjencisë së Prokurimit Publik duke i kërkuar dhënien e mendimit për projektvendimin e sipërcituar.
Në ditë më vonë, më 18.11.2014 Agjencia e Prokurimit Publik i kthen përgjigje ministrit Koka duke cituar nenin 22, pika 3 të ligjit 125/2013 për koncesionet sipas të cilit për dhënien e PPP mund të përdoret vetëm njëra nga tre procedurat; e hapur, e n kufizuar dhe me negocim me shpallje paraprake të kontratës. Procedurën që kërkon ministri Koka me negocim pa shpallje paraprake, ligji shqiptar dhe botëror nuk e njeh. Agjencia e Prokurimeve Publike i kërkon ministrit që procedura të kthehet në përputhje me parashikimet ligjore. Në dijeni është vendosur edhe Sekretari i Përgjithshëm Don Agacio.
Ky i fundit ka qenë plotësisht në dijeni se procedura e propozuar ishte e kundërligjshme. Megjithatë Don Agacio “dhuratëmadhi”, i vetëdijshëm për shkeljen flagrante, i ka paraqitur qeverisë për miratimin e vendimit të Këshillit të Ministrave numër 907 datë 17.12.2014 për miratimin e sigurimit të financimit për kontratën koncesionare të inceneratoerit të Elbasanit. Madje në përmbajtjen e këtij vendimi thuhet se autoriteti kontraktues ka shpallur procedurë. Në një kohë kur ishte mëse e qartë se nuk kishte pasur asnjë shpallje”, u shpreh Berisha.
Berisha deklaroi tha më tej Rama ka nisur një sërë sulmesh ndaj organeve të drejtësisë për të tërhequr vëmendjen nga kriza ekonomike në vend.
Duke folur në një konferencë për mediat ai tha se sot qytetarët po përballen me çmime shumë të shtrenjta dhe 50% të ardhurave e shpenzojnë për ushqime.
“Në një panik të jashtëzakonshëm Rama merret me drejtësinë dhe kundërshtarët e tij politikë. Shkaqet janë madhore. Edi Rama beson se me këto qëndrime të cilat shëmbëllejnë apo janë të denja për Korenë e Veriut apo regjimin e etërve të tij, ka disa synime: së pari të tërheqë vëmendjen e qytetarëve shqiptarë të cilët po përballen me vështirësi shumë të mëdha në jetën e përditshme për shkak të këtij kryeministri i cili me firmë e vulë vetëm vjedh. Shumica e familjeve shqiptare shpenzojnë mbi 50% të të ardhurave vetëm për ushqimet. Rritet çdo javë dhe çdo muaj në këtë vend në një kohë kur kryeministri dhe ministrat e tij të pangopur dhe përdorin fondet publike, pronat publike dhe asetet publike nga Kepi i Stillos deri në skajin tjetër. Në kurriz të taksapaguesve shqiptarë Edi Rama ecën dhe udhëton si gjëja më e pavlerë në Europën zyrtare”, deklaroi Berisha.