Ekonomi Qeveria do të japë me koncesion Triportin e Vlorës

Qeveria do të japë me koncesion Triportin e Vlorës

Qeveria vendosi të mërkurën gjatë mbledhjes së qeverisë që të japë me koncesion Triportin e Vlorës.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ajo tha se ky port do të jetë i integruar me disa funksione, pasi deri tani ka vetëm shërbimet e peshkimit.

“Miratimi i kontratës së koncesionit me partneritetin publik privat për Triportin e Vlorës. Do të jetë porti më i ri modern, i cili do jetë një port i integruar, pasi sot ka vetëm shërbimet e peshkimit. Është një nga kontratat më të mira që ne kemi nënshkruar”, u shpreh Balluku.

Balluku tha se ky financim parashikohet të paguhet nga shteti shqiptar vetëm në momentin kur projekti do të ketë përfunduar së ndërtuari dhe në nisjen e parë të funksionimit.

“Nga të ardhurat që vetë porti do të krijojë do të jetë momenti që do të fillojë që të paguhet e gjithë shuma e këtij projekti. Deri atëherë qeveria shqiptare nuk do të ketë asnjë detyrim financiar”, u shpreh Balluku.