Kryeministri Edi Rama është takuar me Josep Borrell, shefin e Diplomacisë Europiane dhe Zv/Presidentin e Komisionit Europian.
Rama ndodhet në Bruksel ku do të marrë pjesë në darkën e liderëve të Ballkanit Perëndimor. Pjesë e këtij takimi do të jetë edhe Borrell.
Në fokus të bisedave do të jetë çështja e hapjes së negociatave me BE, por edhe Ballkani i Hapur.
Darka e liderëve të Ballkanit është kthyer në një traditë që prej kohës kur diplomacia europiane drejtohej nga Federica Mogherini.