Politika Nuk miratohet rezoluta për Srebrenicën, Berisha: Votuat sipas urdhrit të Vuçiç

Nuk miratohet rezoluta për Srebrenicën, Berisha: Votuat sipas urdhrit të Vuçiç

Rezoluta e propozuar nga ish-kryeministri Sali Berisha për dënimin e genocidit serb në Srebrenicë nuk është miratuar ditën e sotme në Kuvend duke marrë 51 vota kundër.

Në lidhje me këtë, ish-Kryeministri Berisha ka reaguar dhe ju është drejtuar deputetëve të cilët votuan kundër duke iu thënë se kanë votuar sipas urdhrit të liderit serb, Aleksandër Vuçiç.

Sali Berisha: Votuat sipas urdhrit të Aleksandër Vuçiç. Shqipëria anti-shqiptarë të tillë si Edi Ramën nuk ka pasur kurrë. Ju shkelmuat mbi gjakun, jetët e 8 mijë burrave dhe djemve të pafajshëm të Bosnjës, votuat duke shkelmuat mbi jetët e dhjetra e qindra mijëra shqiptarëve që në genocidin ciklik ranë për të mos u bërë të pavdekshëm. Por çfarë mund të presësh nga një trafikant, eskortë trafikantësh, por çfarë mund të presësh nga një kryetar i organizate kriminale, skllav i Aleksandër Vuçiçit. Po çfarë mund të presësh nga një njeri që çfarëdolloj gjatë mund të ketë dejet e tij përveç atij shqiptar?! Po si mund të silleni si kope, si mund të bëni një votim të tillë?! Një sqarim: Sali Berisha publikisht në Shqipëri dhe OKB ka qenë kundër embargos që penalizonte Kosovën. Sali Berisha ka marrë çdo masë kundër kontrabandës përveçse furnizimit me të gjitha armët e mundshme të Bosnjes dhe Kroacisë.