Një incident ka ndodhur në Parlamentin e Shqipërisë, ku janë përfshirë në sherr deputetët demokratë me njëri-tjetrin.
Në debat u përfshinë Gazment Bardhi dhe Edmond Spaho, ku ky i fundit është dëgjuar t’i thotë Bardhit “shpifës, s’të vjen turp”.
Shkak i sherrit mësohet se ka qenë një status në rrjetet sociale i Gazment Bardhit, i cili fliste për një vilë me vlerë 600-700 mijë Euro të një eksponenti të Partisë Demokratike.
Debati mes demokratëve bëri që të ndërhynin edhe deputetët e mazhorancës për të qetësuar situatën, mes të cilëve edhe ish/zv-Kryeministri Erjon Braçe.
Pas këtij incident, Gazment Bardhi bëri reagim ironik në Twitter, duke shkruar: “E rëndësishme është që për shkak “të publicitetit” çmimi i vilës është ulur”.
E rëndësishme është që për shkak “të publicitetit” çmimi i vilës është ulur 😂😂 pic.twitter.com/AMCActkkB7
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) May 12, 2022