Juve duket se është në “pole position” për Paul Pogba, për këtë janë të bindur në Angli. Këtë e sqaron “Mirror”, media e cila tregon konkurrencën e fortë për mesfushorin 29-vjeçar francez, i cili nuk do të rinovojë kontratën që i skadon në fund të sezonit me Manchester United.
Për shërbimet e tij janë të interesuar edhe Real Madridi me PSG. Sidoqoftë, bardhezinjtë zbulohet se kanë një avantazh të mirë në këtë drejtim.
Propozimi i fundit i paraqitur nga Juve e ka kthyer peshoren drejt një rikthimi të kampionit të botës në Torino: mbi 9 milionë euro në sezon, plus një paketë të pasur bonusesh, përfshirë bonusin e nënshkrimit.
“Zonja e Vjetër” është e vendosur në dëshirën për ta rikthyer në Torino lojtarin që u shit te Manchester United në gusht të vitit 2016 për shumën rekord prej 89 milionë paundësh.