Një 32-vjeçar është arrestuar nga forcat e Komisariatit Nr.1 të Policisë së Tiranës pasi tentoi të futej në ambientet e Kryeministrisë.
32-vjeçari Aurel Latifi goditi kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe tentoi të futej brenda Kryeministrisë.
Ai u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për prishje të qetësisë publike.