Sipas gjeneral majorit Kyrylo Budanov, shef i spiunazhit ushtarak ukrainas, lufta me Rusinë do të arrijë një pikë kthese brenda mesit të gushtit dhe do të përfundojë brenda fundit të vitit. Ky është parashikimi i tij i shprehur në një intervistë për Sky News Uk.
“Pika e thyerjes do të ndodhë në pjesën e dytë të gushtit – ka deklaruar Budanov —. Pjesa më e madhe e aksioneve luftarake aktive do të kenë mbaruar në fund të këtij viti. Si rrjedhojë, do të shtrijmë fuqinë ukrainase në të gjitha territoret tona që kemi humbur, përfshirë Donbasin dhe Krimenë”.
Budanov shtoi më pas se nuk ishte habitur nga pengesat e Rusisë në luftë. “Dimë gjithçka për armikun tonë. I njohim planet e tyre pothuajse sa realizohen. Europa e sheh Rusinë si një kërcënim të madh. Kanë frikë nga agresioni i saj. Ne luftojmë me Rusinë prej tetë vitesh dhe mund të themi se kjo fuqi ruse e reklamuar shumë është një mit. Nuk është kaq e fuqishme. Është një turmë njerëzish me armë.
Presidenti Vladimir Putin është i sëmurë rëndë me kancer, ndërsa në Rusi po zhvillohet fshehurazi një grusht shteti për ta hequr nga pushteti. Kjo ishte një deklaratë tjetër e shefit të 007 të Ukrainës gjatë intervistës për Sky News, por pa dhënë asnjë detaj ose provë rreth kësaj deklarate.