Të paktën 10 persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një supermarket në Buffalo, në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Shumë persona u qëlluan me armë zjarri në një supermarket Tops”, tha Departamenti i Policisë Buffalo në një postim në Twitter, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të shmangnin zonën.
Autoritetet thanë se kishin arrestuar një person, si autor të dyshuar. Ngjarja sipas amerikanes ABC New ndodhi rreth orës 14:30. Një person hyri i armatosur në supermarket dhe hapi zjarr për shkaqe ende për t’u sqaruar.
Guvernatorja e New York, Kathy Hochul tha se po e ndiqte ngjarjen e rëndë nga afër dhe se zyra e saj kishte ofruar ndihmë për zyrtarët lokalë.