Aktualitet Xhafaj: Sapo u arrestuan autorët e plagosjes së trajnerit të Vllaznisë

Xhafaj: Sapo u arrestuan autorët e plagosjes së trajnerit të Vllaznisë

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka njoftuar se janë arrestuar autorët e sulmit me thikë ndaj trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka.

Gjatë një interviste nën emisioni “Përballë” të Lutfi Dervushit në TVSH, Xhafaj ka thënë se është njoftuar për arrestimin të personave që sulmuan Gjokën teksa po dilte nga stërvitja e ekipit shkodran.

“Policia dhe prokuroria sapo u njoftova, kanë arrestuar autorët e plagosjes dhe sulmit të trajnerit të ekipit të ‘Vllaznisë’ në Shkodër”, u shpreh Xhafaj.

Emrat e të arrestuarve pritet të bëhen me dije nga policia.