Projekti për portin e ri të Durrësit u prezantua gjatë një takimi të kryeministrit Edi Rama në zyrën e tij me projektuesit holandezë të kësaj vepre.
E synuar që të jetë porta hyrëse në Ballkanin Perëndimor, projektuesit shpalosën vizionin për portin e ri të, duke theksuar: “Porti më vete është vetëm port, por duhet konsideruar si një element i një zinxhiri të tërë logjistik, pra këtu ka mundësi që ju të krijoni një portë hyrëse në Ballkanin Perëndimor”.
Kryeministri Rama tha se qëllimi ishte pikërisht transformimi i infrastrukturës së vjetër në një port model si një ndër shtyllat e vizionit Shqipëria 2030.
Kryeministri Rama tha se qëllimi ishte pikërisht transformimi i infrastrukturës së vjetër në një port model si një ndër shtyllat e vizionit Shqipëria 2030.
“Saktësisht ky ishte qëllimi, prandaj qysh prej fillimit e pamë që porti aktual ishte një rrëmujë e tërë, ndoste, nuk kishte kapacitete për t’u zgjeruar, nuk kishte lidhje, nuk kishte asgjë. Ndërkohë që porti i ri ka potencial, ka kapacitete dhe na bën portën hyrëse në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha Rama.
Në projekt është parashikuar dhe një terminal i veçantë për Doganën e Kosovës.
Porti do të zërë një hapësirë prej 400 ha, ndërsa parashikimi është që në 10 vitet e para të arrijë të përpunojë 500 mijë kontenierë në vit.
Objektivi i qeverisë është që punimet për portin e ri të nisin vitin e ardhshëm, ndërsa ambicia e saj është ta kthejë në portën më të madhe hyrëse në Ballkanin Perëndimor.
Hapësira ku shtrihet aktualisht Porti Tregtar i Durrësit do të kthehet në një port turistik për jahte dhe varka.