Extra Sa kushton një apartament në superjahtin më të madh në botë?

Sa kushton një apartament në superjahtin më të madh në botë?

Agresioni rus ndaj Ukrainës solli në rend të parë të lajmeve dhe botën e jahteve, për shkak se sanksionet perëndimore ndaj oligarkëve rusë kishin në shënjestër dhe mjetet e tyre lundruese të kushtueshme.

Por superjahti “Somnio” është diçka krejtësisht e pazakontë dhe përtej asaj që keni ditur deri më sot, jo vetëm në kosto, por edhe në përdorim.

Është një anije që po ndërtohet aktualisht në Norvegji, me një kosto të vlerësuar prej mbi 500 milionë euro. Me një gjatësi prej 222 metrash, është jahti më i madh në botë.

Në thelb, kompania që po e ndërton po krijon një përdorim të ri për anije të tilla, pasi promovon blerjen e apartamenteve në të. Në thelb është një gjendje lundruese në të cilën të pasurit jashtëzakonisht të pasur do të kenë mundësinë që të blejnë hapësirën e tyre për të shijuar luksin maksimal në udhëtimet detare.

Kur të jetë gati në vitin 2024 do të ketë 39 apartamente luksoze ku më i vogli prej tyre është 182 metra katrorë dhe më i madhi 963 metra katrorë.

Më i liri prej tyre do të kushtojë mbi 20 milionë euro, ndërsa “maizoneta” e madhe prej rreth 1000 metrash katrorë sigurisht që do të kalojë 100 milionë.

Çmimet përfshijnë hapësirën por jo dhe aredimin, i cili i lihet shijes të atij që e blen.

Të gjitha apartamentet kanë pishinën e tyre, xhakuzin dhe çdo komoditet që ju vjen në mendje.

Gjithashtu, çdo apartament ka stafin e vet, por jahti do të ofrojë dhe lloj-lloj specialitetesh, me staf përkatës natyrisht, duke patur ndër të tjera mbulim të plotë mjekësor për të gjithë.

“Somnio” do të jetë superjahti i parë i këtij lloji, me mundësi për të blerë hapësirën e vet, ku pronarët do të mund të shijojnë shërbime unike në udhëtimet që do të bëjë mjeti i madh lundrues në vendet më të bukura të planetit.