Aktualitet Ambasadorja Kim: Shqipëria e përgatitur të përballet me plagën e trafikimit të...

Ambasadorja Kim: Shqipëria e përgatitur të përballet me plagën e trafikimit të qenieve njerëzore

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, pjesëmarrëse në Forumin e Lirisë Ballkanike kundër trafikimit të qenieve njerëzore, tha se Shqipëria është e përgatitur për të luftuar këtë fenomen negativ.

Në fjalën e saj, diplomatja amerikane u shpreh se është rritur numri i ndjekjeve penale kundër trafikantëve të qenieve njerëzore.

“Trafikimi i qenieve njerëzore është e gabuar, skllavëria është e gabuar, që çdo qenie njerëzore ka një vlerë në vetvete dhe se ne të gjithë duhet të bëjmë përpara dhe duhet ta mbrojmë këtë për veten por dhe për njëri-tjetrin. Duke hedhur sytë në këtë sallë jam besimplotë që Shqipëria me partnerët e saj ndërkombëtar dhe joqeveritarë është e përkushtuar të përballet me plagën e trafikimit të qenieve njerëzore.

Dëshiroj të vlerësoj faktin që qeveria e Shqipërisë ka ndërmarrë hapa për të rritur ndjekjet penale të trafikantëve të dyshuar si të tillë me një rritje të ndjeshme të numrit të autorëve të dënuar vitin e kaluar. Kështu që duket sikur është bërë një thyerje e prirjes globale por na duhet të shohim më shumë për këtë. Gjithashtu, qeveria ka shtuar burimet për shtresat e drejtuara nga OJQ-të dhe njësitë lëvizëse të drejtuara nga OJQ-të, të cilat ndihmuan në identifikimin e më shumë viktimave të trafikimit”, tha ndër të tjera ambasadorja amerikane Yuri Kim.