Që prej momentit kur Amber Heard e përmendi se kishte dëgjuar një “thashethem” se Johnny Depp kishte shtyrë nga shkallët ish-të dashurën e tij ikonike, Kate Moss, e gjithë bota mbajti frymën për ta çliruar në këtë moment.
Kate Moss u pyet rreth kësaj ngjarjeje dhe përgjigjja ishte e thjeshtë dhe e qartë:
“Jo, ai nuk më shtyu, gjuajti, apo hodhi nga shkallët. Unë bërtita sepse nuk e dija se ç’ndodhi dhe po ndieja dhimbje. Ai (Johnny Depp) erdhi me vrap, më mbajti në krahë, më çoi në dhomë dhe mori ndihmën mjekësore”.
Moss tregoi se gjatë një stuhie me shi, ajo rrëshqiti nga shkallët dhe Johnny ishte ai që i ofroi ndihmë, duke hedhur poshtë dëshminë e Amber Heard.
Ish-çifti u takuan në vitin 1994 ndërsa ishin në Nju Jork dhe filluan një lidhje përpara se të ndaheshin në vitin 1998. Kate asnjëherë nuk ka pretenduar se është abuzuar nga ish-i i saj gjatë romancës së tyre, por ka thënë se ka qarë për ‘vite’ pas ndarjes së tyre.
“Nuk ka njeri që ka qenë ndonjëherë në gjendje të kujdeset për mua”, tha ajo për Vanity Fair në një intervistë të vitit 2012.’Johnny ishte aty për mua. “Çfarë të bëj?”, do të më thoshte. Dhe kjo është ajo që më mungonte kur u largova.”
Depp aktualisht është duke paditur ish-gruan Heard dhe kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim për një shkrim të vitit 2018 që ajo shkroi në Washington Post, në të cilin diskutoi përvojat e saj të abuzimit në familje.
Ylli i “Pirates of the Caribbean” ka hedhur në gjyq ish-bashkëshorten e tij Amber Heard, pas akuzave se kjo e fundit ishte dhunuar nga Johnny Depp.
Gjyqi është kthyer në një tematikë të nxehtë dhe personat e famshëm, interneti dhe kushdo tjetër, janë shumë të investuar në ecurinë e seancave gjyqësore.