Kreu i Patriarakanës së Stambollit, Vartholomeu, ka dalë kundër qëndrimeve të Patriarkut Kirill të Moskës, duke i bërë thirrje që ai të ndërmjetësojë për fundin e konfliktit në Ukrainë. Në një intervistë për televizionin grek, ERT, Vartholomeu ka shprehur zhgënjimin për qëndrimet e kishës ruse.
“Nuk do të ishte e pamundur që të gjitha kishat të mos e dënonin dhunën, luftën. Kisha ruse na zhgënjeu. Nuk dua që kisha ruse dhe vëllai, Patriarku Kirill të jenë ky përjashtim tragjik. Nuk e di sesi ai mund të justifikojë veten në ndërgjegjen e tij”, tha Patriarku i Stambollit.
Ai ka shkuar më tej, duke bërë thirrje që Kirilli të bëjë diçka që t’i përgjigjet misionit të vet:
“Unë prisja që vëllai Kirill të ngrihej në këtë moment krucial, historik. Nëse do të duhej, të sakrifikonte fronin, t’i thoshte z. Putin: nuk bie dakord me ju, dorëhiqem”, tha Vartholomeu.
Ky është episodi i dytë i tensioneve në botën ortodokse pas debateve të katër viteve më parë për ndarjen e kishës ukrainase.
Rreth 100 milion ortodoksë ka Rusia, ndërsa Ukraina ka rreth 30 milion besimtarë ortodoksë.