Nuk mungojnë incidentet jashtë stadiumit, teksa turma të mëdha tifozësh presin në radhë për t’u futur në brendësi të impiantit modern.
Ndërkohë që së fundmi policia i vendosi fillimisht prangat një tifozi të Fejnordit në afërsi të pallatit të Kongreseve, por hasi rezistencën e turmës, e cila menjëherë shkoi drejt policisë dhe kërkoi heqjen e prangave.
Pas negociatës që zgjati disa minuta, policët u bindën për t’i hequr prangat tifozit të Fejnordit, për ta lënë të lirë dhe për të mos provokuar një përplasje mes tifozëve holandezë dhe forcave të rendit.