Roma ka fituar finalen e Conference League përballë Feyenoord në qiellin e Tiranës. Ekipi italian ka shkruar historinë në Tiranë. Një fitore historike duke qenë se kjo është finalja e parë e këtij kompeticioni të ri nga UEFA. Ndeshja u vendos nga një gol i Nicola Zaniolo në minutën e 32.
Holandezët nuk mund të shkonin më shumë se sa tek goditjet e shtyllave. Një triumf ky për Mourinhon që arrin të fitojë një tjetër kompeticion ndërkombëtar, këtë herë me Romën.
Tek tifozët verdhekuq shpërtheu menjëherë festa.