Extra Metën dhe Bashën nuk i njeh, Beniada: Taulant Balla më ka dhënë...

Metën dhe Bashën nuk i njeh, Beniada: Taulant Balla më ka dhënë kafe, ishte simpatizant i imi

Ish-banorja e BBV, Beniada Nishani njihet për thënien e gjërave troç dhe së fundmi është pyetur nga Fiks Fare në lidhje me politikanët shqiptarë se sa i njeh ajo.

Ajo njihet shumë pak prej tyre, teksa për Lulzim Bashën tha se i dukej aktor. Sa i përket Taulant Ballës, modelja tha se ai e ka qerasur me kafe ku i ka treguar se ka qenë simpatizant i saja gjatë BBV.

Disa prej emrave të politikanëve të komentuar nga Beniada gjatë një emisioni televiziv:

Edi Rama

“Rama? Po vetëm këtë njoh më duket”

Lulzim Basha

“Bashën nuk e njoh! Më duket si aktor”

Ilir Meta

“Ilir Meta? Nuk e njoh, por është i lezetshëm nga fytyra”

Monika Kryemadhi

“Është zonjë e bukur. Elegante. Nuk e njoh ça bën kjo, do pimë një kafe bashkë?”

Enkelejd Alibeaj

“Nuk e njoh as këtë”

Taulant Balla

“Këtë e njoh, Taulanti na ka qerasur një kafe në bar kur isha me vëllain tim. Ai ishte simpatizant se kishte parë Big Brother-in”