Extra Studimi: Më pak gjumë gjatë natës rrit dëshirën për alkool dhe kanabis...

Studimi: Më pak gjumë gjatë natës rrit dëshirën për alkool dhe kanabis ditën tjetër

Një studim i botuar në Addictive Behaviors tregon se të rinjtë raportojnë një dëshirë më të madhe për alkool dhe kanabis në ditët që pasojnë një kohëzgjatje më të shkurtër të gjumit.

Studiuesit morën në studim të rinj që raportuan se kishin përdorur alkool dhe kanabis gjatë ekzaminimit të tyre. Subjektet morën pjesë në anketa dy herë në ditë, në mëngjes dhe pasdite gjatë pesë seancave 14-ditore të kampionimit. Ai u zhvillua për 70 ditë në total dhe përfshinte matje ditore të kohëzgjatjes së gjumit, dëshirës për alkool dhe kanabis, si dhe konsumimin e alkoolit dhe kanabisit.

Sipas studimit, “Dëshira më e fortë u raportua në mëngjes dhe pasdite pas një gjumi relativisht më të shkurtër. Kohëzgjatja e gjumit u shoqërua në mënyrë të anasjelltë me dëshirën për alkool në mëngjes dhe pasdite, duke treguar një dëshirë më të fortë për alkool, por jo dëshirë për kanabis, gjatë periudhave dy-javore kur të rinjtë kanë akumuluar kohëzgjatje më të shkurtër të gjumit.

Kjo tregon se mungesa e gjumit mund të ndikojë në ndjeshmërinë e një personi ndaj abuzimit me substancat.

Studimi thekson se për përdorimin e alkoolit dhe kanabisit, “nuk u gjetën efekte të nivelit të përditshëm”.

Studimet kanë treguar se shumica e të rriturve duhet të flenë nga 7 deri në 9 orë gjumë. Megjithatë, disa të rritur mund të kenë nevojë për 6 orë ose deri në 10 orë gjumë në ditë.