Një 66-vjeçar, nga fshati Shkëndi në Belsh, ka denoncuar në polici zhdukjen prej 20 ditësh të bashkëshortes së djalit të tij.
Në polici, shtetasi me iniciale N.U. ka kallëzuar se nusja e djalit të tij, S. Sh., 21 vjeçe, është larguar nga banesa duke braktisur fëmijët e saj të mitur.
“Në Komisariatin e Policisë Cërrik ka bërë kallëzim shtetasi N. U., 66 vjeç, banues në fshatin Shkëndi, Belsh, se është larguar nga banesa, para 20 ditësh, nusja e djalit të tij, shtetasja S. Sh., 21 vjeçe, duke braktisur fëmijën e saj të mitur. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton polici