Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e shumës prej 5 milionë euro të vëllezërve Sokol dhe Elson Marku.
Gjykata vendosi të premten pushimin e çështjes për sekuestrimin e pasurisë së dy vëllezërve, duke urdhëruar heqjen nga sekuestro të pasurive të familjes Marku.
Sipas prokurorisë të dy vëllezërit janë të përfshirë në aktivitet kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike.
Prokuroria njofton se do të ankimojë këtë vendim të gjykatës.
Sokol dhe Elson Marku janë djemtë e Nënë Lizës, të moshuarës që protestoi për shembjen e banesës në zonën e “5 Majit” në Tiranë.