Përdorimi i teknologjisë është kthyer në një veprimtari thuajse jetike për të gjithë, qofshin këta të rritur a të vegjël. Por kur bëhet fjalë për fëmijët, duhet të tregoheni më vigjilentë dhe të kujdesshëm.
Sipas American Academy of Pediatrics dhe Canadian Society of Pediatrics, fëmijët e moshës 0-2 vjeç nuk duhet të kenë kurrfarë kontakti me teknologjinë. Fëmijët e moshës 3-5 vjeç duhet të kalojnë vetëm një orë në ditë, kurse nga mosha 6 deri në 18 vjeç rregullat dhe nevojat ndryshojnë. Fëmijët dhe adoleshentët kalojnë 4 deri në 6 herë më shumë se rekomandimet e mësipërme, duke rrezikuar shpeshherë jetën e tyre.
Zbuloni cilat janë 7 arsyet pse duhet të kufizoni përdorimin e teknologjisë:
1- Rritje e avashtë e trurit: Nga mosha 0 në 2 vjeç, truri i fëmijëve trefishon dimensionet e tij dhe vazhdon rritjen deri në moshën 21 vjeç. Studimet kanë treguar që ekspozimi ndaj objekteve krijon një deficit të funksioneve minimale mendore.
2- Vonon zhvillimin e tyre: Përdorimi i teknologjisë ngadalëson lëvizjen dhe për pasojë krijon vështirësi në zhvillimin e fëmijëve. Aktualisht në SHBA, një në tre fëmijë nis shkollën me mangësi duke sjellë kështu probleme në performancën e tyre në shkollë.
3- Ndikon në shfaqjen e obezitetit: Përdorimi i pakontrolluar i teknologjisë ndikon në shtimin e rasteve të obezitetit. Sipas një studimi të fundit amerikan, fëmijët që kanë pajisje teknologjike në dhomë rrezikojnë me 30% të preken nga obeziteti. Këta fëmijë mund të preken në të ardhmen nga diabeti, infarkti dhe hemorragjia cerebrale.
4- Sëmundjet mendore: Përdorimi i pakufizuar i teknologjisë, kryesisht celularit dhe iPad-it është një ndër burimet kryesore që ndikojnë shfaqjen e probleme mendore si depresioni fëmijëror, shqetësimet bipolare, psikozat dhe sjellje problematike.
5- Rrit agresivitetin: Imazhet e dhunshme që fëmija sheh rëndom në tv ose lojërat e ndryshme në internet, bëjnë që ai të manifestojë sjellje agresive. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përcaktuar dhunën në media si rrezik për shëndetin publik.
6- Teknologjia krijon varësi: Puna, jeta sociale e tejmbushur bën që fëmijët të jenë larg fëmijëve në pjesën më të madhe të ditës. Ky i fundit përpiqet të mbushë hapësirën e mungesës prindërore me teknologjinë duke shfaqur sjellje varësie.
7- Dëmtimi nga rrezet: Në maj të vitit të kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka klasifikuar celularët si një rrisk potencial kancerogjen. Kjo lidhet pasi celulari transmeton valë elektromagnetike EMF.