Rreth dhjetë ditë pas përfundimit të kampionatit, Max Allegri gjurmon bilancin e një sezoni që për Juventusin ishte padyshim më shumë i zi se i bardhë, pavarësisht se objektivi minimal u arrit para kohe dhe vetëm kohët shtesë i mohuan mundësinë e fitimit të dy trofeve. E trajneri toskan u përpoq të shpjegonte pse titulli nuk u arrit. “Milani, Interi dhe Napoli përfunduan përpara nesh në renditje, por ata nuk ishin superiorë ndaj nesh. Nëse nuk kemi fituar kurrë në përplasje të drejtpërdrejta, na ka munguar diçka për sa i përket karakterit apo menaxhimit”, tha ai për Dazn.
“Kush fiton nuk do të luajë kurrë keq. Por edhe ai që luan mirë, humbet dhe kritikohet sepse rezultati nuk vjen. Kur je në fushë nuk ka asnjë metodë unike për të fituar: duhet të kesh lojtarë shumë të mirë, t’i vendosësh ata në kushtet e duhura dhe t’i japësh një ide. Diferenca është se kur drejton një ekip të madh, qëllimi është të fitosh. Ne të gjithë duam të luajmë mirë, por është një fjalë abstrakte sepse në fund ne kujtojmë roveshatën e Ronaldos këtu në Torino, por jo si ishte aksioni. Pastaj varet nga karakteristikat e lojtarit, por mbi të gjitha nga ADN-ja e klubit, një element tjetër që nuk mund ta ndryshosh. Kur je në një skuadër të madhe duhet të fitosh. Pra duhet të gjesh një metodë dhe çdo vit nuk është njësoj”, tha ai.
Tekniku ka folur edhe për individët, ata që duhet të jenë liderët e së ardhmes: “Janë dy: De Ligt dhe Locatelli. Manuel ishte një blerje e shkëlqyer, ai mund të jetë kapiteni, ka karakteristikat teknike dhe morale për të qëndruar te Juventus për shumë vite. Pastaj këtë vit një surprizë e këndshme ishte Danilo: kur flet nuk është kurrë banal dhe e vendos skuadrën përpara. Një lider i vërtetë është i heshtur, duhet të flasë pak dhe duhet të vendosë gjithmonë ekipin përpara. Është skuadra ajo që të njeh si lider“.
A zhgënjeu Vlahovic? “Dusan mund të jetë një lider në mënyrën e tij, ai ka një karakter të ndershëm, ai gjithmonë dëshiron të fitojë, më shumë se me fjalë, ai do të bëhet një lider karizmatik në fushë në nivel karakteri. Unë kam stërvitur Cristiano Ronaldon, Ibrahimovic, Ronaldinhon , Robinhon, Cassanon, Seedorf, Pirlon dhe Buffon. I vetmi që më ka munguar për ta stërvitur është Messi. Emocionohem akoma nëse mendoj sezonet e kaluara me lojtarët e mëdhenj që më kanë mësuar e dhënë shumë. Me ta kam pasur edhe disa përplasje, por kampioni nuk është ai që del i dëshpëruar nga dhomat e zhveshjes dhe thërret menaxherin. Është ai që nxjerr jashtë krenarinë, të tregon se është akoma një kampion e kështu në fushë fiton ndeshjet”.
E pamundur të mos flasë për Dybalan dhe lamtumirën e tij me Zonjën: “Paulo duhet të kthehet në të qenit vetvetja, ishte një moment kur ai u rrëmbye nga fakti se ishte Messi i ri. Një lojtar nuk mund të imitojë apo të mendojë të jetë si një tjetër. Ka ende shumë për të dhënë sepse ka cilësi të jashtëzakonshme teknike, luan në mënyrë hyjnore”, përfundoi ai.