Bota Pse Nepali është një vend i rrezikshëm për fluturime?

Pse Nepali është një vend i rrezikshëm për fluturime?

Rrëzimi i një avioni së fundmi në Nepal, ku humbën jetën 22 persona nxori në pah rreziqet  e udhëtimit ajror në këtë vend.

Ekspertët rendisin si shkaqe të aksidenteve ajrore motin e paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu, dukshmërinë e ulët dhe terrenin shumë të thyer malor.

Sipas ekspertëve, gjatë motit të keq është shumë e ulët edhe shikueshmëria, e cila ua vështirëson punën pilotëve, shkruan CNN.

Por, kushtet e motit nuk janë problemi i vetëm për fluturimet. Sipas një raporti të sigurisë të vitit 2019 nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Nepalit, “topografia armiqësore” e vendit është gjithashtu pjesë e “sfidës së madhe” me të cilën përballen pilotët.

Nepali, një vend me 29 milionë banorë, është shtëpia e tetë nga 14 malet më të larta në botë, duke përfshirë Everestin, dhe peizazhet e tij të bukura të thyer e bëjnë atë një destinacion popullor turistik për udhëtarët.