Katër persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur nga të shtënat në një spital në Tulsa, Oklahoma.
Policia bëri me dije se vrasësi i dyshuar ishte i armatosur me pushkë dhe pistoletë. Ai është gjithashtu në mesin e viktimave.
Policia mbërriti në vendngjarje të mërkurën pasdite në Spitalin St Francis në tre minuta, gjë që sipas tyre bëri të mundur që numri i të vdekurve të mos ishte më i lartë.
Sipas njoftimin zyrtar i dyshuari i cili ende nuk është identifikuar, mund të jetë vetëvrarë.
Deri tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me arsyen e sulmit.
Presidenti i SHBA Joe Biden është informuar për të shtënat në Tulsa, thanë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë në një deklaratë.