Ministri i Mbrojtjes së Lituanisë, tha të enjten se një prodhues turk po dhuron një dron për Ukrainën.
Javën e kaluar, lituanezët mblodhën 5.9 milionë euro në disa ditë për të blerë një dron për Ukrainën.
Zyrtarët lituanez kishin udhëtuar në Turqi për të nënshkruar një kontratë për ta blerë atë.
Prodhuesi turk ishte i impresionuar nga përpjekjet e popullit lituanez sa vendosi të dhuronte një dron Bayraktar TB2.
Qeveria lituaneze planifikon të dërgojë dronin në Ukrainë këtë muaj.
Rreth 1.5 milionë euro të mbledhura nga lituanezët do të shpenzohen për municione, ndërsa 4.4 milionë euro do të shpenzohen për ndihma humanitare dhe ndihma të tjera në Ukrainë.