Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha të premten se rritja e shpenzimeve ushtarake gjermane nënkuptonte se vendi po rimilitarizohej dhe se kjo do të rriste rreziqet e sigurisë.
“Ne e perceptojmë deklaratën e kancelarit gjerman (Olaf Scholz) si një konfirmim të mëtejshëm se Berlini ka vendosur rrugën për rimilitarizimin e përshpejtuar të vendit. Si mund të përfundojë kjo? Fatkeqësisht, historia e di si përfundojnë këto gjëra”, tha Zakharova.
Gjermania ka miratuar një fond prej 100 miliardë eurosh për të modernizuar forcat e saj të armatosura. Ndër objektivat e investimit është blerja e pajisjeve të ndryshme dhe helikopterëve e avionëve luftarakë për të zëvendësuar ato aktuale.
“Ky është një hap i madh për vendin tonë. Kjo masë do të kontribuojë në një siguri më të madhe për Gjermaninë dhe Evropën”, tha Olaf Scholz.