Kryeministri Edi Rama është duke drekuar në një familje në Kozarë ku ka folur lidhur me planin që ka qeveria për bujqësinë dhe blegtorinë.
Në drekën e shtruar në familjen fermere të Hekuran Çepës, Rama nuk i ka kursyer as batutat.
Teksa një mizë vërtitej në dhomën e ngrënies, shefi i qeverisë kërkoi që të mos e largonin pasi nuk e bezdiste.
“Lëreni se s’ka problem. Sa shumë miza, gjinkalla dhe karkaleca duroj unë“, tha Rama duke nënkuptuar opozitën.