Ish-presidenti i ndjerë, Bujar Nishani, i cili humbi jetën më 28 maj është shpallur kryetar Nderi i Këshillit Kombëtar të PD-së.
Propozimi ka ardhur erdhi nga Edi Paloka, ndërsa u miratua nga anëtarët e PD-së.
Bujar Nishani shërbeu si president i Shqipërisë për një mandat, nga viti 2012 deri në vitin 2017.
Ai ishte zyrtar i lartë i Partisë Demokratike ai shërbeu si ministër i Mbrojtjes, ministër i Drejtësisë dhe ministër i Brendshëm para se të zgjidhej president.
Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ndërroi jetë të shtunën në Gjermani, ku po trajtohej për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Ish-presidenti Nishani vuante prej kohësh nga një sëmundje auto-imune dhe gjendja e tij u rëndua nga pasojat e COVID-19.