Kryesore Presidenca reagon për kandidaturën e Bajram Begajt: Respektojmë çdo vendim të Kuvendit

Presidenca reagon për kandidaturën e Bajram Begajt: Respektojmë çdo vendim të Kuvendit

Presidenca ka reaguar lidhur me kandidaturën e Bajram Begajt për President të Republikës, që pritet të votohet sot pasdite nga Parlamenti.

Në një reagim për mediat, thuhet se Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, si dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë. Lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi”, thuhet në sqarimin e Presidencës.

Bajram Begaj dorëzoi dorëheqjen sot si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Dorëheqjen ia paraqiti ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Kryeministrit Edi Rama, por lirimi i tij nga detyra duhet të dekretohet me firmë të Presidentit Ilir Meta. Ky i fundit ndodhet në Turqi ku po merr pjesë në një forum ndërkombëtar.