Aktualitet SPAK godet sërish brenda vetingut, merret e pandehur anëtarja e KPK Etleda...

SPAK godet sërish brenda vetingut, merret e pandehur anëtarja e KPK Etleda Çiftja

SPAK godet sërish brenda organeve të vettingut. Me akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe deklarimit të rremë, Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja.

Pas anëtarëve të kolegjit të posaçëm të apelimit, Luan Daçi dhe Ardian Hajdari, ‘ofensiva’ e SPAK ka zbritur në shkallën e parë të vetingut.

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur anëtaren e Komisionit të pavarur të kualifikimit, Etleda Çiftja të cilën e akuzon për Deklarim të rremë dhe falsifikim dokumentesh.

SPAK është vënë në lëvizje si në dy rastet e para, pas kallëzimeve të mbërritura nga ish-gjyqtarë apo prokurorë të shkarkuar nga detyra.

Megjithëse u zgjodhën në vitin 2017 nga kuvendi, në një proces ku u kryen dhe verifikime dhe duhet të kalonin disa filtra, të vetuarit duket se po rezultojnë me probleme në të shkuarën e tyre.