Shkenca mund të jetë në prag të një arritjeje të madhe në luftën kundër kancerit. Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar një ilaç 100% efektiv kundër kancerit të zorrës së trashë.
Bëhet fjalë për ilaçin me antitrupa Dostarlimab, që nga testimet e kryera në institutin kundër kancerit Memoriwll Slown Ketering (Memorial Sloan Kettering) të Nju Jorkut shëroi të 18 pacientët që e përdorën.
Rezultatet tregojnë madje se asnjë prej tyre nuk shfaqi shenja riformimi të tumorit kolorektal edhe një vit pas terapisë.
Dostarlimab i njohur me emrin tregtar Xhemperli (Jemperli) përdoret për trajtimin kancerit në qafën e mitrës, me rezultate tepër pozitive kryesisht në Britaninë e Madhe. Ilaçi ka më shumë se një vit që është në qarkullim, pasi në Prill të vitit të kaluar mori lejen e përdorimit nga Agjencia Europiane e Barnave, ndërsa në Tetor të të njëjtit vit u licencua edhe nga Shtetet e Bashkuara.
Shkencëtarët kanë zgjeruar menjëherë testimet e efekteve edhe tek pacientë me lloje të tjerë kanceri dhe për të konfirmuar efektshmërinë e tij.