Aktualitet Rëndohet bilanci/ Shkon në 3 numri i viktimave nga aksidenti tragjik në...

Rëndohet bilanci/ Shkon në 3 numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Fier

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik që u shënua mbrëmjen e së enjtes në aksin Levan–Tepelenë.

Përveç 54-vjeçarit Sokrat Lelaj, efektiv i FNSH-së dhe vjehrrës së tij 78-vjeçare Bylyre Salaj ka ndërruar jetë edhe bashkëshortja e tij Fatbardha Lelaj. 53-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.

Makina e tyre tip “Ford” u përplas me një tjetër automjet “Opel Zafira” ku ndodheshin Gerti Skënderaj, 43 vjeç, banues në Cakran (drejtuesi i mjetit”), bashkëshortja Gladiola Meraj, 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe. Të tre janë në spital.

Sa i përket shkaqeve të aksidentit të rëndë, dyshohet se ai ndodhi si pasojë e një parakalimi të gabuar dhe lagështisë në rrugë.