Nga Elbasani, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nisi një tur të anëtarësimeve të reja. Ai theksoi se tashmë që procesi i rithemelimit u përmbyll, demokratët do nisin një fazë të re, atë të hapjes për të gjithë shoqërinë.
Berisha thotë se Partia Demokratike duhet të krijojë një front sa më të gjerë për të rrëzuar atë që e etiketoi si regjimi i ngritur nga Edi Rama. Kreu i demokratëve theksoi se Partia Demokratike nuk duhet të bëjë gabimet e së shkuarës.
Berisha vuri si afat shtatorin për të nisur menjëherë punën për zgjedhjet e ardhshme lokale ku kandidatët e kësaj force politike do të dalin sërish nga primaret.